Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento,
nuk e ka marrë me qetësi takimin e parë eleminator për "Euro 2016" ndaj
Shqipërisë. Në një intervistë dhënë mediave portugeze, ai ka saktësuar
se kuqezinjtë janë një skuadër ndaj të cilëve duhet pasur kujdes.
"Unë gjykoj se do kemi përballë një kundërshtar të vështirë për t’u
mundur, i cili i hapi shumë punë edhe Zvicrës në edicionin e fundit të
kualifikimeve për në botëror. Edhe neve vetë kemi pasur probleme ndaj
kësaj skuadre. Nëse ju kujtohet, në kualifikimet e Botërorit 2010 patëm
dy ndeshje shumë të vështira ndaj tyre. Gjithsesi objektivi ynë është
fitorja me çdo kusht ndaj do përgatitemi për ta nisur mbarë", është
shprehur Bento.
Për ndeshjen ndaj Shqipërisë tekniku luzitan nuk do të ketë të gatshëm yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo
No comments:
Post a Comment