Friday, September 5, 2014
Gorbaçov: Putin dhe Obama po e shkatërrojnë botën
Njeriu që i dha fund Luftës së Ftohtë është shprehur se Obama dhe Putin janë fajtorë që të dy për krizën e thellë në Ukrainë.
Sipas tij, të dy liderët po kërkojnë te jenë supermat në politikën botërore dhe se inatet personale të tyre po e shkatërrojnë jetesën normale e në paqe të njerëzve, raportojne mediat boterore.
Gorbaçovi ka paralajmëruar se nxitja e konflikteve mes Rusië dhe SHBA-së mund ta përhapë edhe më tej luftën në Evropën Lindore.
"Ekstremizmi i situatës aktuale globale është rezultat i kryeneçsisë së të dy liderëve, Barack Omabës dhe Vladimir Putinit", ka vlerësuar Gorbaçovi.
Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov tha se për interes të paqes në Ukrainë, por edhe në mbarë Evropën, duhet që SHBA-ja dhe Rusia të hyjnë në dialog dypalësh.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment