Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dick Advocaat i hedh "benzinë" zjarrit. Në një deklaratë para nisjes së ndeshjeve eleminatore për Kampionatin Europian "France 2016" tekniku holandez është shprehur se nuk e llogarit Shqipërinë me ekipeve pretendente për të synuar finalet e kompeticionit në fjalë.
"Hierarkia në grup është e qartë. Kryeson Portugalia, jemi ne dhe më pas
Danimarka me Armeninë. Për mua Shqipëria e fundit", është shprehur tekniku holandez.
Deklarata e trajnerit të Kombëtares serbe pritet ta ndezë më shumë rivalitetin e ndeshjes që i tejkalon kufijtë e futbollit.
Kombëtarja kuqezi ndeshjen e parë Eleminatore
e luan përballë Portugalisë, e programuar për tu zhvilluar më datë 7
shtator në Aveiro, ndërsa ndeshja kundër Serbisë do të luhet më datë më
14 tetor
No comments:
Post a Comment