Tuesday, September 9, 2014
Një anije civile e pajisur me aramatime zbulohet në ujërat e Jonit. I përket Luftës së Parë Botërore
Gati 100 vjet të shkuara kjo anije misterioze është mbytur në ujrat e Jugut shqiptar. Një anije civile e pajisur me mitroloze dhe e përdorur për qëllime ushtarake, duket se ka patur nje fund tragjik. Anija e ruajtur mjaft mire gjendet në thellësi të madhe dhe duket se eshte goditur teksa ka qenë në lundrim. Megjithatë nga fotot e kapura nga roboti shikohen qarte mitrolozi i vendosur ne bash i shpërfytyruar nga algat e shumta si dhe Oxhaku i avullit. Kjo anije u gjet ne kuader te nje projekti të bashkëpunimit te Agjencise Kombetare te Bregdetit me specialistet amerikane te hartografise navale. Anija mendohet se është mbytur gjatë Luftës se Pare Boterore e goditur nga nje silur i nendetseve austriake të cilat patrullonin edhe detin Adriatik nga baza navale austro-hungareze e Kotorit.
Ne kuader te 100 vjetorit te Luftës së Pare Boterore, Agjencia Kombetare e Bregdetit se bashku me specialiste te fushes po punon per identifikimin dhe zbardhjen e disa nga mbytjeve me te rendesishme navale te historisene detrat shqiptare.
Në këtë kuadër ishin edhe xhirimet e fundit në relitin historik te Anijes se Koracuar Regina Margerita e cila u mbyt nga nëndetset Austria në Gjirin e Vlores.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment