Dy vjet më parë, një grup zyrtarësh nga siguria kombëtare e Shteteve të
Bashkuara mori një propozim nga zyrtarët e Pakistanit. Nëse Shtetet e
Bashkuara do të pranonin të lironin nga grua pakistaneze, e cila vuante
një dënim të gjatë në një burg të Teksasit për vrasje të mbetur në
tentativë, Islamabadi do të lironte oficerin e ushtrisë amerikane Bowe
Bergdahl, i cili ishte zhdukur që në vitin 2009 dhe mendohej se mbahej i
burgosur nga forcat talebane në Pakistan.
Sipas zyrtarëve aktualë e atyre të mëparshëm amerikanë, të cilët janë në
dijeni të ofertës, këshilltarët për sigurinë kombëtare të Presidentit
Barack Obama e refuzuan ashpër shkëmbimin. Lirimi i të burgosurës, Aafia
Siddiqui, e cila ka lidhje të ngushta me Al-Kaedën dhe është dënuar në
vitin 2010 për tentativën e vrasjes së disa amerikanëve në Afganistan,
do të binte ndesh me politikën e administratës për të mos negociuar me
grupet terroriste. Një veprim i tillë do të linte gjithashtu të lirë një
luftëtare tepër të rrezikshme. 42-vjeçarja, Siddiqui, e cila njihet në
rrethin e kundërterrorizmit si “Zonja Al-Kaeda”, ka patur lidhje me
liderin e grupit të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe dikur ka
qenë në listën e terroristëve më të kërkuar të FBI-së.
Siddiqui
është shkolluar në Shtetet e Bashkuara. Ka studiuar në Universitetin
M.I.T dhe ka marrë doktoraturën në Brandeis. Ajo është arrestuar në
vitin 2008 në Afganistan dhe i është gjetur cianid sodiumi me vete,
gjithashtu edhe disa dokumente kur përshkuhej procedura për të krijuar
armë kimike, bomba të pista, si dhe mënyrën e përhapjes së Ebolës. Kur
FBI-ja dhe zyrtarët e ushtrisë u përpoqën të merrnin në pyetje
Siddiquin, ajo rrëmbeu një armë që ndodhej në tavolinë dhe qëlloi kundër
tyre.
No comments:
Post a Comment