Kombëtarja kuqezi ndodhet tashmë në qytetin spanjoll të La Corunas ku do
të kryejë fazën përgatitore në vigjilje të ndeshjes kundër Portugalisë,
më 7 shtator, e vlefshme për Eleminatoret e "Euro 2016". Ndërsa sot do të kryhet edhe seanca e parë nën drejtimin e teknikut italian Gianni De Biasi.
Sipas asaj që shkruian "Panorama Sport", Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë një premio të konsiderueshme për këtë takim: në rast të një barazimi (1 pike) çdo futbollist do të përfitojë 5 mijë euro shpërblim.
Ndeshjen e fundit në transfertë me Portugalinë SHqipëria barazoi 0-0,
ndërsa për takimin e së dielës mungon ylli i Real Madrid Cristiano
Ronaldo
No comments:
Post a Comment