Get paid to share your links!

Wednesday, September 3, 2014

Korçë, vidhet arkiva e shtetit, News24 zbulon skandalin. Autoritetet: Dokumentet s'kanë vlerë

KORCE-Skandal në Drejtorinë e Arkivës së Shtetit Rajonal në Korcë. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur dhe dëmtuar institucionin që ruan dokumente të rëndësishme shtetërore, fakt për të cilin askush nuk është shqetësuar deri më tani. Gjithcka është bërë pas kësaj vjedhje, ka qenë vetëm një inventar çfarë të kap syri nga drejtuesit e saj, ndërkohë që ende në këto momente askush nuk e di nëse mes sendeve të vjedhura, janë marrë edhe dokumente. Kjo është godina e arkivës së Korçës ku shenjat e degradimit shihen kudo. Hajdutët përveç gjërave të rëndësishmë që mund të këne vjedhur, kanë shkulur dhe përcjellësat elektrikë, që dyshohet janë shitur për bakër. Skandaloz është fakti se në këtë godinë, mungon cdo lloj mase sigurie. Drejtoresha e Arkivës së Korcës, Fjoralba Vukatana, pohon vjedhjen që është bërë në institucion, duke theksuar se e ka konstatuar më 7 korrik, ditë në të cilën është bërë edhe denoncimi nga ana e saj në polici. Ndërkohë ajo shprehet se nuk janë vjedhur dokumente, por vetëm kompjutera dhe printera.

Skandali thellohet edhe më tej, kur drejtori i Përgjithshëm i Arkivës Qëndrore të Shtetit, Gjet Ndoji, në një bisedë telefonike me gazetarin Artur Cani, i konsideron dokumentat që mbaheshin në këtë institucion si të parëndësishmë,

Në vazhdën e këtij skandali, mësohet se në arkivën e Korcës mungojnë edhe rojet e objektit, c’ka bën që kushdo mund të hyjë e të dalë sa herë të dëshirojë, ndërsa pronësia e objektit është një tjetër çështje për t’u zgjidhur.

Vjedhja ne arkiven e Korcës nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur, por konstatimi i saj është bërë mëngjesin e 7 korrikut, nga drejtoresha e saj, ndërsa ende sot nuk ka një autor të identifikuar për ngjarjen.

No comments:

Post a Comment