Tuesday, September 9, 2014
TV Klan raporton se arrestimi i Fullanit po trondit tregun financiar
Ndryshimet e fundit në Bankën e Shqipërisë dhe arrestimi i Ardian Fullanit, kanë tronditur tregun financiar. Kështu thuhej sot në lajmet e televizionit Klan, sipas të cilit nje dëshmi e destabilitetit që po krijon kjo situatë është edhe fakti se këto ditë ka patur lëvizje të pazakonta edhe në tregun e bonove të thesarit.
“Ndryshimet në Bankën e Shqipërise, me arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani dhe situatën që pasoi, kanë tronditur sistemin financiar në vend. Ky ndryshim, sipas ekspertëve të tregut të valutës është i pazakontë. Ata shpjegojnë jashtë kamerave se kjo tronditje e tregut financiar është pasojë e pasigurisë së krijuar nga lëvizjet në drejtimin e bankës së Shqipërisë. Lëvizje, që sipas tyre kanë vënë në dyshim besimin e investitorëve, kreditorëve dhe të qytetarëve tek stabiliteti i Bankës Qëndrore dhe për pasojë edhe tek e ardhmja e ekonomisë.
Por jo vetëm kaq. Një tjetër dëshmi e destabilitetit që po krijon kjo situatë është edhe fakti se këto ditë ka patur lëvizje të pazakonta edhe në tregun e bonove të thesarit.Bëhet fjalë për tërheqje të tyre nga Banka e Shqipërisë dhe depozitim në bankat e nivelit të dytë”, raporton TV Klan.
TV Klan ka qenë një nga mbrojtësit publik të Ardian Fullanit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment