Get paid to share your links!

Wednesday, September 3, 2014

Miqësoret, Spanja me "fytyrë" të re ndaj Francës

Pas dështimit të tyre në "Brazil 2014", Spanja shfaqet me një fytyrë të re, teksa përgatiten për mbrojtjen e titullit kampion Europe me një ndeshje miqësore ndaj Francës, takim që do të luhet ditën e nesërme.

Vetëm dy muaj pas eliminimit në fazën e grupeve, edhe pse ishin kampionë Bote në fuqi, trajneri Vicente del Bosque ka krijuar një skuadër të përzierë mes fytyrave tepër të njohura dhe yjet e së ardhmes për takimin që do të luhet në "Stade de France", stadiumi ku do të luhet edhe finalja e Euro 2016.

Pas tërheqjes nga kombëtarja nga ana e David Villas, këtë hap ndoqën edhe Xavi Hernandez, Xabi Alonso. Ndërsa Pepe Reina, Fernando Torres dhe Juan Mata janë lënë jashtë saj për shkaqe problemesh fizike, kurse dëmtimet kanë detyruar mospjesëmarrjen e Pique, Iniesta dhe Javi Martinez.

Sa i përket fytyrave të reja, 5 lojtarë priten të debutojnë për herë të parë me fanelën e kombëtares spanjolle, ndërsa 4 janë nën 23 vjeç, përfshi edhe sulmuesin e Valencias Paco Alcacer. Disa të tjerë, si 28-vjeçari i Atletico Madridit, Raul Garcia, do të duhen të presin më shumë për shanset e tyre. Ndërkohë, 22-vjeçari i Atleticos, Koke, i cili mori pjesë edhe në Botëror, tashmë pritet të marrë më shumë përgjegjësi mbi supe.

"Është një ekip për të tashmen dhe për 2 vitet e ardhshme", shpjegoi Del Bosque pas zbulimit të skuadrës së tij, përpara përgatitjeve për përballjen me Francën, e që do të pasohet ditën e hënë nga ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2016 ndaj Maqedonisë, në Valencia.

Ndryshe nga Spanja, Franca vjen pas një Botërori me reputacion tepër të ngritur, pas atij eliminimi në çerekfinale nga kampionët e rinj të Botës, Gjermania. http://sport.albeu.com/sport/miqesoret-spanja-me-fytyre-te-re-ndaj-frances-foto-lajm/168433/

No comments:

Post a Comment