Tashmë edhe gjelbërimi i rrugës do jetë po aq mikpritës sa zemrat e
shqiptarëve për vizitorët e huaj dhe për këdo vendas që rikthehet në
atdhe.
Kështu shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook, ministri i Mjedisit
Lefter Koka, i cili duke postuar disa foto të projektit për gjelbërimin
e rrugës Tiranë-Rinas shprehet se vizitorët do të shohin një panoramë
tjetër pas realizimit të këtij projekti.
Puna për gjelbërimin e rrugës së aeroportit nisi pak ditë më parë
ndërkohë që punimet u inspektuan edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Nis me rrugën Rinas-Tiranë programi i ri kombëtar i gjelbërimit. Hyrja në Shqipëri jo më shfaqja e shijes së rrënimit” tha ai.
Ky projekt parashikon 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbër, 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta
No comments:
Post a Comment