
Portier titullar duket se do të jetë David De Gea, ndërsa titullarë priten të jenë edhe Jones, Evans, Herrera, Di Maria, Rooney, Van Persie dhe Falcao.
Ndërsa shqiptari Adnan Januzaj duket se do të jetë jashtë dy formacioneve të mundshme të Manchester United. 19-vjeçari që bëri shumë bujë sezonin e shkuar me shumë mundësi do të jetë lojtar stoli gjatë këtij sezoni pasi konkurrenca në skuadër tashmë është akoma më e madhe. A do të vazhdojë Adnani të jetë pjesë e "Djajve të Kuq" edhe pas merkatos së janarit apo do të transferohet në një ekip tjetër? Kjo mbetet për tu parë.
Manchester United do të luajë kundër QPR-së më 14 shtator. /albeu.com/
Blerjet e Manchester United gjatë merkatos së verës: Herrera (36 milionë), Shaw (40 milionë), Rojo (20 milioni + Nani), Blind (18 milionë), Di Maria (75 milionë) dhe Radamel Falcao (65 + 8 milionë).
No comments:
Post a Comment