Adriano Galliani konfirmohet sërish si një nga "mjeshtërit" më të
mëdhenj të merkatos. Administratori i Deleguar i Milanit nuk ka
zhgënjyer edhe një herë duke përdorur teknikat e tij dhe raportet e mira
që ka me homologët, për t’i ndërtuar trajnerit të ri, Filippo Inzaghi,
një organikë sa më kompetitive.
Numri dy i kuqezinjëve, një prej më veteranëve në futbollin italian,
shquhet për transferimet e goditura dhe për më tepër ato me pak kosto.
Ai i është përshtatur gjithmonë politikave të klubit duke bërë më të
mirën në çdo rast.
Në epokën e artë berluskoniane të viteve ’90, kur presidenti i Milanit kishte oreksin dhe dëshirën për të shpenzuar, Galiani
solli në Milano disa prej legjendave të futbollit botëror: Van Basten,
Gullit, Rijkaard, Weah, Shevchenko, Inzaghi dhe shumë të tjerë, duke
krijuar një skuadër elitare që la gjurmë në futbollin italian dhe në atë
botëror për vite me radhë.
Por edhe kur fondet ishin të reduktuara, Galiani
arriti të përshtatej duke futur edhe modën e parametrave zero. Kjo
tendencë u ndoq me përpikëri edhe gjatë merkatos të kësaj vere, ku
Milani është përforcuar me plot 10 lojtarë, duke shpenzuar vetëm 8.5 milionë euro.
Kujtojmë se në 50 ditët e fundit, derën e "Milanellos" e kanë kaluar: Diego Lopez, Michael Agazzi, Michelangelo Albertazzi, Alex, Adil Rami, Pablo Armero, Marko Van Ginkel, Jeremy Menez, Fernando Torres dhe Giacomo Bonaventura.
Dukete çuditshme që Milani, edhe pse ka afruar në organikë pothuajse një
formacion të plotë, në të njëjtën kohë del me një bilanc pozitiv nga
merkato. Kuqezinjtë sot regjistrojnë 19.5 milionë euro plus. Kjo shumë është arkëtuar nga shitja e Mario Balotellit (20 milionë euro), Bryan Cristanten (6 milionë euro) dhe Kevin Constant (1 milion euro). Ndërsa kuqezinjtë kanë shpenzuar vetëm 3.5 milionë për blerjen e kartonit të Adil Rami dhe 5 milionë për atë të Giacomo Bonaventuras, pasi për Lopez, Agazzi, Albertazzi, Alex, Armero, Van Ginkel, Menez dhe Torres, "Djalli" nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë duke i afruar lojtarët me parametra zero në ekip ose në huazim
No comments:
Post a Comment