Get paid to share your links!

Wednesday, September 3, 2014

FMN: Qeveria do rrisë çmimin e energjisë

Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nadem Ilahi ka bërë të ditur dje se qeveria do të rrisë çmimin e energjisë elektrike ndërsa ka kritikuar mungesën e reformave në fushën e energjisë. Përmes një interviste televizive, Ilahi ka shprehur shqetësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për situatën problematike ku ndodhet aktualisht sistemi energjetik në vend. Ilahi ai thekson se qeveria jo vetëm që nuk po ndërmerr reformat e duhura në sektorin energjetik por po shkon në drejtimin e kundërt të asaj që duhet të bëjë për të zgjidhur situatën.
"Energjia ështe një shqetësim për ne, për disa arsye. Por në këtë rast në bisedat tona me qeverinë, për ne është shqetësim sa i kushton energjia buxhetit të shtetit. Si për faktin se sa duhet të paguajë buxheti për energjinë çdo vit, dhe sa shumë do të duhej të paguhej në një vit të keq, me mot të thatë.
Sipas nesh, kompanitë prodhuese të energjisë duhet të bëhen të qendrueshme, të kenë financa të mjaftueshme e të jenë funksionale në prodhim. Madje të investojnë për të prodhuar energji me të ardhurat e tyre" shprehet Ilahi. Nga ana tjetër ai thekson se rritja e vjeljes së faturave, ashtu si edhe disa rregullime të çmimeve, mund të jenë një kombinim, si pjesë e reformës për të përmirësuar situatën duke paralajmëruar kështu rritjen e çmimit të energjisë elektrike. .
"Qëndrimi ynë është që të dyja, si rritja e vjeljes së faturave, ashtu si edhe disa rregullime të çmimeve, mund të jenë një kombinim, si pjesë e reformës për të përmirësuar situatën. Ky është një problem serioz dhe është një problem që është përkeqësuar në kohë, dhe për shumë zhvillime kjo është një fushë ku vendi po shkon në drejtimin e kundërt. Shqipëria ka bërë ndryshime domethënëse në politikën e saj ekonomike këtë vit. Janë bërë reforma domethënëse, në fushën makroekonomike, atë fiskale, në pensione, në klimën e biznesit, por fusha e energjisë nuk ka bërë progres dhe unë mendoj që vendime të forta, të vështira, duhet të merren. Dhe nuk besoj që rritja e çmimit është përgjigjja e vetme, duhet siguruar një administrim më i mirë për të mbledhur faturat" shprehet Shefi i Misionit të FMN.

No comments:

Post a Comment