Thursday, September 4, 2014
Fidel Kastro akuzon: ISIS është krijuar nga SHBA dhe Izraeli
Ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro ka krahasuar NATO-n dhe SHBA-të se janë shndërruar sikurse forcat naziste dhe tha se ata janë fajtorë për krijimin e ISIS.
Ndërsa lidhur me Ukrainën, Kastro akuzoi Perëndimin për hipokrizi kundrejt Rusisë.
"Shumë njerëz habiten kur dëgjojnë deklaratat e bëra nga zëdhënësit evropiane të NATO-s, kur flasin me stilin dhe fytyrën e nazistëve", shkruan Fidel Kastro në një artikull, i botuar nga mediat kubane.
Ish-kreu i presidencës së Kubës ka akuzuar senatorin amerikan, John Mc Cain se është një përkrahës pa kushte i Izraelit.
88-vjeçari ka hedhur akuza se SHBA-të kanë mbështetur fuqimisht shërbimin sekret izraelit, Mossad dhe se në bashkëpunim me të kanë "pjellë" ISIS-in, i cili po kryen masakra në Lindjen e Mesme
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment