Get paid to share your links!

Sunday, September 7, 2014

Greku që flet 32 gjuhë: Do mësoj shqipen për 3 muaj

 
Ioannis Ikonomou, greku 49-vjeçar, i mjaftojnë 4-5 orë gjumë. Ka qenë sufist musliman edhe pse grek, por më e çuditshmja është se flet 32 gjuhë, mes tyre edhe gjuhët që shumë prej nesh nuk dimë nëse ekzistojnë.


Ikonomou është përkthyesi më i mirë në Bashkimin Europian. Në Europë është ndër të vetmit që mund të përkthejë nga kinezçja, pasi siç thotë ai, gjuha më e bukur dhe më e ndryshme nga gjuhët e tjera është gjuha kineze.
Kur ishte pesë vjeç mësoi anglishten, 7 vjeç mësoi gjermanishten, 10 vjeçar italishten, 13 vjeçar rusishten pasi pëlqente Dostojevskin, 14 vjeç një gjuhë saheli që flitet "diku në Afrikë", dhe 16 vjeç turqishten.


Sipas poliglotit, në Qipro ishte e ndaluar libri në gjuhën turke, por ai nuk kishte paragjykime për asnjë popull.
Pas mësimit të turqishtes, filloi të mësojë gjuhët orientale si arabishten, ku edhe u bë sufist ose musliman asket.

Tani ai flet 21 gjuhë nga 24 zyrtare që ka Bashkimi Europian, përveç lituanishtes që e ka harruar, galishten dhe maltishten.

Nga gjuhët e vjetra, kupton edhe latinishten, gotishten, majishten, irlandishten e vjetër dhe persishten e vjetër.


Tani Ioannis Ikonomou ka nje objektiv perpara: "dua të mësoj shqipen për tre muaj, por më nevojitet vizita te vendet shqiptare", thotë ai për të përditshmen gjermane "Die Welt".

"Jam perqendruar shumë kohë në gjuhën shqipe, kam mësuar fjalët shqipe, i shqiptoj dhe tani duhet të nis me leximet në mediat e saj".

"Por si i mëson këta gjuhë të vështira? "Përkushtim total", përgjigjet shkurt poligloti, Ikonomoun http://www.albeu.com/kuriozitete/greku-qe-flet-32-gjuhe-do-mesoj-shqipen-per-3-muaj/169046/

No comments:

Post a Comment