Tuesday, September 9, 2014
DEBATI I RAMËS ME BRAÇEN replikat me dyer të mbyllura
DEBATI I RAMËS ME BRAÇEN
Edi Rama: Çështja e Bankës së Shqipërisë ka marrë rrugën e drejtësisë dhe duhet që Komisioni i Ekonomisë të ndërpresë seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Tani e ka drejtësia në dorë dhe ne si politikë duhet të jemi larg.
Erjon Braçe: Ne si Komision i Ekonomisë kemi miratuar një axhendë pune për të dëgjuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Opinioni publik është i interesuar të dijë se deri ku shkon përgjegjësia e Këshillit Mbikëqyrës, prandaj ne do të vijojmë me dëgjesat.
Edi Rama: Ulu, nuk është nevoja të ngrihesh në këmbë! Unë po të them se Këshilli Mbikëqyrës ka deponuar në Prokurori se çfarë di dhe Komisioni i Ekonomisë nuk ka pse dublon Prokurorinë.
Erjon Braçe: Ajo që ne po bëjmë nuk ka lidhje me hetimin, por vetëm me informimin e Kuvendit nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që e kanë detyrim ligjor. Në asnjë moment nuk po bëjmë hetim. Mos harrojmë se puna e komisionit, si për inspektoren e Përgjithshme, ashtu dhe me Guvernatorin nxiti dhe prokurorinë për të shpejtuar hetimin dhe të konkludojë me dy arrestime më të rëndësishme të kësaj çështjeje. Për mua, Këshilli Mbikëqyrës është po aq fajtor sa dhe Fullani për mosmarrjen e masave dhe rrëzimet e raporteve të inspektorit të Përgjithshëm.
Edi Rama: O Erjon, ti ke dhe kërkesën e Prokurorisë sot që të thotë të ndërpresësh seancat dëgjimore. Mos vazhdo më me këtë çështje. Edhe Presidentin bëre gabim që e sulmove sot, sikur ai po cenon hetimet apo po i jep imunitet zv.guvernatores së komanduar për të drejtuar Bankën.
Arta Dade: Erjon, nuk mund të sulmosh anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës që ne vetë i kemi votuar. E kam fjalën për zonjën Meksi, e cila ka dy muaj që kërkon të të takojë dhe të të japë informacionin e saj për atë që po ndodh në Këshillin Mbikëqyrës dhe në Bankën e Shqipërisë, dhe ti nuk e pret.
Edi Rama: Kjo është çështje e Komisionit të Ekonomisë. Që sot kjo është një çështje e mbyllur. Ne duhet të merremi me ligjin e Bankës së Shqipërisë, që do ta hartojmë bashkë me FMN-në dhe të mendojmë se cilët do të jenë ata emra që do të propozojmë për në Këshillin Mbikëqyrës. Guvernatori i ri i Bankës duhet të jetë një person me reputacion ndërkombëtar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment