Thursday, September 4, 2014
“Yjet e Hollivudit, si u “zhveshën” nga hakersat
o gjithmonë të qënit i famshëm shoqërohet me dalje në tapet të kuq, marrje çmimesh Oscar apo dhënie autografësh për fansat e çmendur që presin me orë e orë të tëra për të parë idhujt e tyre.
Dikur, njerëzit e famshëm bëheshin protagonistë të shtypit rozë me skandale ku përfshiheshin apo i përgojonin. Tashmë, janë rrjetet sociale apo faqet e internetit ku ata bien pre’ e hakersave apo njerëzve që shpërndajnë foto dhe informacion duke shkelur me të dyja këmbët privatësinë e tyre.
Emri i aktores Jennifer Lawrence nuk kishte “populluar” internetin që nga koha e rrëzimeve të saj komike në tapetin e kuq apo gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Oscar, por ditët e fundit aktorja e njohur e Hollivudit dhe kolege të saj si Kirsten Dunst, Mary Elizabeth Winstead si dhe modelja Kate Upton janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me publikimin e disa fotove nudo të tyre nga hakersa ende të paidentifikuar.
Fotografitë, shpeshherë edhe “selfie”, janë marrë nga celularët personalë të tyre.
Imazhet u shfaqën pak ditë më parë në kanalin 4chan, një forum online i krijuar dhe i shndërruar 10-vjeçarin e fundit si vendi ku mund të postohet çdo lloj materiali, përfshirë edhe atë porno.
Publikimi i fotove personale të aktores Lawrence dhe të tjerave që shfaqen nudo, ngre një sërë pyetjesh për sigurinë e celularëve dhe lehtësirave të përdoruesve të internetit për të postuar online gjithçka që kanë dëshirë.
A janë fotot origjinale?
Disa prej tyre janë. Zëdhënëset e aktores Jennifer Lawrence dhe modeles Kate Upton kanë pohuar me heshtje faktin se imazhet janë origjinale. Ato e kanë konsideruar këtë veprim si dhunim të privatësisë. Ndërsa të tjera femra të njohura të botës së spektaklit si aktorja Victoria Justice dhe muzikantja Ariana Grande kanë deklaruar se fotot nuk janë autentike.
Si u gjetën këto foto nga personi që i publikoi?
Është ende herët për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje. Për këtë mund të bëhen shumë spekulime, por ka prova rastësore se diçka mund të ketë çaluar në shërbimin iCloud të kompanisë Apple, vendit që shërben si “kasafortë” për gjithçka përmban telefoni celular. Disa ekspertë sigurie mendojnë se hakersat mund të kenë thyer kodet e këtij shërbimi. Disa të tjerë mendojnë se Lawrence, vetëm njëra prej “viktimave” të këtij sulmi, mund të mos jetë përdoruese e mirë e shërbimit iCloud dhe të ketë bërë ndonjë gabim në përdorimin e tij.
Byroja Federale e Investigimit (FBI) u përfshi së fundmi në hetimet për gjeten e fajtorëve që çuan në publikimin e fotografive nudo të femrave të famshme, përfshirë këtu edhe fituesen e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence. Ishte vetë aktorja e cila kontaktoi agjencinë menjëherë pasi fotot nudo nisën të publikoheshin në internet. Nga ana e saj, aktorja Mary Elizabeth Winstead gjithashtu konfirmoi se foto të saj nudo ishin publikuar online.
A kanë ndodhur më parë fenomene të tilla?
Po! Informacioni dhe fotografitë private të njerëzve të famshëm janë shpesh pre’ e sulmeve të hakersave. Në vitin 2012 hakersi Christopher Chaney u dënua me dhjetë vite burg për thyerjen e kodeve të adresave të e-mail-it të VIP-ave si Scarlett Johansson, Christina Aguilera dhe Mila Kunis.
Chaney gjeti në postën elektronike të Johanssonit disa fotografi intime të cilat i postoi online. Vitin e kaluar, në një faqe interneti u publikuan informacione financare, numra kartash krediti dhe të sigurimeve shoqërore të Jay Z dhe Beyonce, Mel Gibson, Ashton Kutcher dhe shumë të tjerëve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment