Festë e madhe në "Olimpico" të Romës për "Ndeshjen e Paqes", e propozuar nga Papa Francesco dhe që mblodhi në fushën e lojës yje të futbollit botëror.
Në fushë zbritën emra të mëdhenj si: Maradona, Maldini, Zanetti,
Eto'o, Del Piero, Shevchenko, Totti etj, ndërsa Lionel Messi mungoi për
shkak të dëmtimit të pësuar në La Liga kundër Villareal.
U dhura spektakël nga të gjithë yjet por ajo që tërhoqi më shumë
vëmëndje ishte goli i Roberto Baggios, i cili erdhi pas një asisti të
Diego Armando Maradonas.
"El Pibe de Oro" u shfaq në tapetin e blertë me flamurin e Palestinës, Iranit, Argjentinës dhe Italisë për të dhënë mesazhin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Takimi u fitua nga "Pupi Onlus", fondacion i krijuar nga Javier Zanetti, me rezultatin 6-3
No comments:
Post a Comment