Get paid to share your links!

Sunday, September 7, 2014

R.Carlos: Kosovë, faleminderit për mikëpritjen


Roberto Carlos, trajneri i Sivasspor, ka falënderuar Prishtinën për mirëpritjen e bërë teksa rezultati i ndeshjes miqësore nuk ka rëndësi për ish yllin e Brazilit dhe Real Madrid. Sivasspor e fitoi përballjen me Prishtinën me rezultat 0-2, por, për trajnerin e ekipit turk rezultati i këtij ballafaqimi nuk ka shumë rëndësi. Ish kampioni i Botës me Seleçaon dhe "Los Blancos" i ka lënë përshtypje mirëpritja, për çka ka falënderuar edhe ekipin vendas. "Ndihem i nderuar, i falënderoj për mirëpritje. Nuk është i rëndësishëm rezultati i këtij takimi. Ky është si një përgatitje për ndeshjet tona të radhës në kampionatin turk", tha pas ndeshjes për "Tribunën" Roberto Carlos

No comments:

Post a Comment